Çamçakëzi në shije dhe ngjyra të ndryshme është vërtet i shijshëm dhe është bërë pjesë e të përditshmes sonë.Por sa më shumë ta dëshirojmë dhe të na bëhet zakon, aq i bezdisur bëhet kur ngjit në rroba, në flokë, në enë, në tapet…
Pikërisht, për këtë arsye po ju japin disa këshilla praktike, me qëllim që mos ju dalin rrobat p.sh. jashtë përdorimit dhe, sigurisht, për t’ju bërë punën më të lehtë!
Çamçakëzi në rroba
Gjithmonë para se të ulemi në një karrige, divan, park… i hedhim një sy më parë. Ok, ju nuk e bëtë dhe çamçakëzi që ishte i ngjitur në karrige u “transferua” në rrobat tuaja…
Për ta hequr po ju japim dy mënyra:
- Vendoseni bluzën (pantallonat, fustanin) në ngrirje të frigoriferit për pak kohë. Çamçakëzi do të bëhet i fortë dhe do të shqitet menjëherë.
- Një tjetër mënyrë është që të merrni një furçë dhëmbësh, ta lyeni me një të bardhë vezësh dhe me të të fërkoni vendin ku ndodhet çamçakëzi. Lëreni 15 minuta dhe pastaj lajeni bluzën si zakonisht.

Çamçakëzi në flokë
Nëse ju ngjitet çamçakëz në flokë, ndiqni një nga mënyrat e mëposhtme, para se të shkoni tek… berberi:
- vendosni pak gjalpë në flokë dhe fërkojeni (kuptohet, pastaj direkt në dush)
- merrni një copë akulli dhe vendoseni mbi çamçakëz, derisa të ngrijë.
Çamçakëzi do të thyhet në copa të vogla, të cilat do t’i hiqni nga flokët shumë lehtë.
Akullin mund ta vendosni në një pecetë të hollë, që të mos ju ngrijnë duart.
- lyejeni vendin ku është ngjitur me pak vaj. Fërkojeni dhe pastaj me ndihmën e një krehri krihini flokët, derisa ta hiqni krejt.
Thjesht duhet ta dini që mund t’ju mbetet vaji në flokë, edhe nëse bëni banjë dy-tri herë.

Në enët e kuzhinës
Për ta hequr krejt çamçakëzin e ngjitur në gota, pjata etj. fërkojeni vendin ku është ngjitur me pak gjalpë, margarinë apo ndonjë yndyrë tjetër.

Në tapet – qylim
Nëse ju ngjitet çamçakëz në tapet, moket apo qylim, po ju tregojmë mënyrën sesi ta hiqnin.
Vendosni disa copa akulli në një plasmas të vogël dhe pastaj me të fërkoni çamçakëzin.
Nga akulli çamçakëzi do të ngrijë dhe pastaj do të shqitet shumë lehtë.
Mblidhi me fshesë copat që do shqiten dhe… çdo gjë në rregull.

Comments :
0 comments to “SI TA HIQNI ÇAMÇAKËZIN E NGJITUR NË RROBA, FLOKË, TAPET…”
Post a Comment