Welcome

 

“SEKRETE” TË VOGLA PËR AKULLIN


Copat e akullit shërbejnë jo vetëm për pijet freskuese, por edhe për ato alkoolike, ndaj, po ju japim disa këshilla që nëse i zbatoni, do lini përshtypje mjaft të mira tek miqtë apo të ftuarit tuaj.
- Për të pasur copa fantastike akulli, të tejdukshme, zijeni fillimisht ujin, lëreni të ftohet dhe pastaj vendoseni në mbajtëset e akullit dhe direkt e në frigorifer.
- Por, nëse doni të tërhiqni vëmendjen, në kutitë e vogla të akullit mund të shtoni gjethe dhiozmoje (mente), lëng limoni, 1 kokërr rrushi, lëkurë portokalli, limoni, copa frutash apo gjithçka tjetër që mund të fantazoni. Kështu, do të përftoni copa të mrekullueshme akulli, të cilat do jenë të tejdukshme dhe do të duken frutat apo gjethet e zgjedhjes suaj.
- Nëse keni harruar të mbushni mbajtësen e akullit me ujë një natë më parë dhe keni mbetur pa akull, mos u mërzitni se ka zgjidhje. Mbusheni mbajtësen e akullit me ujë të nxehtë dhe pastaj vendoseni direkt në pjesën e ngrirjes në frigorifer.
Uji i nxehtë ngrin më shpejt se uji i ftohtë.
Por, nëse nuk keni format për akull, atëherë përdori një nga mbajtëset plastike për vezë. Lajini mirë, mbushini me ujë dhe vendosini në ngrirje. Madje me të njëjtën mënyrë veproni edhe nëse ju teprojnë të bardha vezësh. P.sh. nëse do përgatisni një ëmbëlsirë ku nevojiten vetëm të verdha vezësh, të bardhat vendosini në ngrirje dhe mund t’i përdorni për një recetë tjetër gatimi kur t’ju nevojiten.

Comments :

0 comments to ““SEKRETE” TË VOGLA PËR AKULLIN”

Post a Comment

LIKE

Total Pageviews