Rita Ora do luajë në filmin “Fast and Furious 6″ ?Ishulli është në kontest për tu shfaqur në filmin e radhës të franshizës ‘Fast&Furious’. E njohur për këngën e saj ‘RIP’ thuhet se do të zëvendësojë këngëtare Rihanna në filmin ‘Fast&Furious 6’. Rihanna kishte pranuar të luaj rolin e një zullumqareje në filmin e lartpërmendur, por raportohet se ka anuluar pjesëmarrjen në film për shkak të skedulit të ngarkuar. Në rast se raportet dalin të vërteta, ‘Fast&Furious 6’ do të ishte filmi debutues në karrierën e Rita Oras si aktore. Në këtë film ajo do të aktronte përkrah yjeve të filmave aksion Vin Diesel dhe Dwayne Johnson ‘The Rock’, e në kast do të jenë edhe Paul Walker e Jordana Brewster, të dy këta me përvojë nga kjo franshizë.
Comments :
0 comments to “RITA ORA NE FILMIN “FAST AND FURIOUS 6″?!”
Post a Comment