Welcome

 

ANTARKTIDË, “DALLGA” GJIGANDE E AKULLIT!


Duket si një dallgë gjigande, por në fakt është një “dallgë akulli” 15 metra e lartë. Atë e sjell për ne fizikanti Tony Travouillon, i cili ndodhej në Antarktidë dhe konkretisht në Dumont D’Urville kur e fotografoi.
Fotografitë e tij bëjnë xhiron e botës nëpërmjet internetit dhe janë admiruar nga të gjithë. Sipas “Daily Mail”, shumë vetë besojnë se bëhet
fjalë për një cunami i cili ngriu, por fizikanti Travouillon thotë se në realitet, bëhet fjalë për një fenomen natyror gjatë të cilit krijohet një masiv akulli ngjyrë blu.
“Kullat” blu prej akulli krijohen kur shtypen copat e akullit dhe flluskat e ajrit të bllokuara, çlirohen dhe dalin jashtë. Nga ana tjetër, shkencëtari Larry Gedney sqaron se gjatë stinës së verës, sipërfaqja e akullit shkrin dhe shtresa të reja akulli tentojnë të dalin sipër.
Ky akull ka një ngjyrë blu karakteristike, pasi kur drita e diellit depërton shtresat më të trasha të akullit, ngjyra blu rikthehet, ndërsa e kuqja përthithet. Nëse flluskat e ajrit nuk do të ishin të shtypura, drita do të depërtonte dhe akulli do të dukej i bardhë.

Comments :

0 comments to “ANTARKTIDË, “DALLGA” GJIGANDE E AKULLIT!”

Post a Comment

LIKE

Total Pageviews