Welcome

 

Bayern I Mynich-Ut Surprizon Xherdan Shaqirin

Mesfushori i ekipit te Bajernit te Munihut dhe i ekipes nacionale te Zvicres, Shaqiri, eshte surprizuar nga koleget e tij me nje torte, me rastin e ditelindjes se tij te 21-te.I pyetur ne kete rast nga “Blick” per kete surprize, Shaqiri ka treguar se ka pare torte me te mira, dhe ka shpjeguar se ne shtepi, nena e tij per ditelindje gjithmone i gatuan torte me dredheza te verteta ne krye, nje nga me te mirat qe ai ka shijuar ndonjehere. Por, tani fale angazhimeve te tij, ai ka kohe qe nuk ka festuar ditelindjen ne shtepi.
“Dhurata me e mire qe kam marre ndonjehere per ditelindje, ka qene fanella e Ronaldos. Kjo ka ndodhe ne vitin 1998 pas Kampionatit Boteror”, ka treguar metutje Shaqiri per “Blick”.
Ndersa i pyetur se si e ndien veten si superyll i Bajernit, Shaqiri me modesti eshte pergjigjur: “Epiteti “yll” eshte paksa i ekzagjeruar. Mediat zvicerane mund te me shohin si “yll” por ne Munih, lojtaret si Ribery, Robben, Neuer dhe Gomez jane yjet e vertete”
Ne shtator, Shaqiri shenoi golin per Zvicren ne ndeshjen kunder skuadres se Shqiperise, qe zgjoi nje debat skandaloz ne mediat shqiptare mbi lojtaret shqiptare ne mergim qe e “tradhtuan vendin”. Megjithese, Shaqiri gjithmone ka deshmuar se ndjehet shqiptar me zemer dhe ka pergenjeshtruar akuzat e tilla. 

Comments :

0 comments to “Bayern I Mynich-Ut Surprizon Xherdan Shaqirin”

Post a Comment

LIKE

Total Pageviews