Welcome

 
Showing posts with label Sport. Show all posts
Showing posts with label Sport. Show all posts

Shqiptaret mund te bejne gjithcka nese duan (shiko videon)


Which player do you like more?


Fantastic


s.k.elbasni the best


Spanish quote


Bruce Lee on keeping perspective...


Ekipi karatese "Sport Klub Elbasani" (Mirandi.R.Backa)


Bayern I Mynich-Ut Surprizon Xherdan Shaqirin

Mesfushori i ekipit te Bajernit te Munihut dhe i ekipes nacionale te Zvicres, Shaqiri, eshte surprizuar nga koleget e tij me nje torte, me rastin e ditelindjes se tij te 21-te.I pyetur ne kete rast nga “Blick” per kete surprize, Shaqiri ka treguar se ka pare torte me te mira, dhe ka shpjeguar se ne shtepi, nena e tij per ditelindje gjithmone i gatuan torte me dredheza te verteta ne krye, nje nga me te mirat qe ai ka shijuar ndonjehere. Por, tani fale angazhimeve te tij, ai ka kohe qe nuk ka festuar ditelindjen ne shtepi.
“Dhurata me e mire qe kam marre ndonjehere per ditelindje, ka qene fanella e Ronaldos. Kjo ka ndodhe ne vitin 1998 pas Kampionatit Boteror”, ka treguar metutje Shaqiri per “Blick”.
Ndersa i pyetur se si e ndien veten si superyll i Bajernit, Shaqiri me modesti eshte pergjigjur: “Epiteti “yll” eshte paksa i ekzagjeruar. Mediat zvicerane mund te me shohin si “yll” por ne Munih, lojtaret si Ribery, Robben, Neuer dhe Gomez jane yjet e vertete”
Ne shtator, Shaqiri shenoi golin per Zvicren ne ndeshjen kunder skuadres se Shqiperise, qe zgjoi nje debat skandaloz ne mediat shqiptare mbi lojtaret shqiptare ne mergim qe e “tradhtuan vendin”. Megjithese, Shaqiri gjithmone ka deshmuar se ndjehet shqiptar me zemer dhe ka pergenjeshtruar akuzat e tilla. 

Ja Cilat Janë 11 Të Dashurat E Cristiano Ronaldos

Ai nuk është vetëm kampion brënda fushës së lojës me klasin dhe golat e tij por edhe jashtë saj me imazhin që transmeton. Edhe pse është një ndër futbollistët më të mirë të dekadave të fundit, çuditërisht ylli portugez i Real Madrid, Cristiano Ronaldopërfiton më shumë jashtë stadiumeve se sa brënda tyre. Por kjo e ka një arsye: imazhi.
Luzitani është një ndër futbollistët dhe njerëzit e famshëm më të dashur nga femrat dhe jo vetëm. Numri i fanseve të tij është disa dhjetëra milionë në shumë vende të botës. Edhe partneret që ka patur në krah të tilla kanë qënë: të shumta dhe nga vende të ndryshme.Aktualisht Ronaldo është në një lidhje me modelen ruse Irina Shayk, një nga lidhjet e tij që kanë zgjatur më shumë dhe me të cilën pritet edhe të martohet.
Por më parë CR7, si te Manchester United ashtu edhe te Sporting Lisbona, ka patur disa të dashura ku disa prej tyre janë emra të njohur të showbizz-it.
Kim Kardashian, Paris Hilton, Raffaella Fico dhe Imogen Thomas, janë disa prej të dashurave të portugezit.
A të pengojnë kaq shumë të dashura e mbi të gjitha kaq të bukura? Në rastin e Ronaldos jo… 

Lorik Cana Kapiten Edhe Me Femrat,Tani Eshte Rradha E Belen Rodriguez

Kapiteni i kombetares shqiptare se fundmi ka bere per vete nje trofe tjeter. Behet fjale per showgirl te njohur ne itali , ajo qe ka thyer zemrat e shume italianeve dhe jo vetem. Eshte pikerisht Belen Rodrigues. Ajo i ka dhene fund lidhjes se saj me Balerinin italian . Ajo gjithashtu numeron emra te njohur italian qe i ka bere per vete…mund te permendim : Marco Borrielo ( futbollist) Fabrizio Corona ( Fotograf ) dhe shume e shume te tjere. E pra duket se belen tashme ka rene preh e kapitenit tone : Lorik cana raportohet te kete dale me te dhe te jene puthur ne publik.

Si Të Biesh Nga Pesha, Pa Hequr Dorë Nga Ushqimi

Kryerja e ushtrimeve sportive në orët e para të mëngjesit, ul dëshirën e ngrënies së ushqimit gjatë ditës, duke favorizuar në këtë mënyrë një dietë të shëndetshme dhe evitimin e shtimit në peshë.Shpesh herë mbajtja e një diete strikte me reduktimin e një sërë ushqimesh, është diçka tepër e vështirë.
Për shkak të angazhimeve gjatë ditës jemi të detyruar të konsumojmë ushqim në orarin e gabuar.
Por, nëse forca e vullnetit nuk mjafton për të lënë ushqimet e preferuara, vjen një këshillë e mirë për rënien nga pesha, nëpërmjet kryerjes së ushtrimeve sportive, sidomos në mëngjes.
Sipas një studimi të kryer nga një universitet amerikan, ushtrimet fizike reduktojnë dëshirën e të ngrënit, dhe për të arritur këtë rezultat mjaftojnë vetëm 45 minuta ushtrime në mëngjes. 

Ekipi karatese "Sport Klub Elbasani" (Mirandi.R.Backa)


Mario balotelli like a boss


Ekipi karatese "Sport Klub Elbasani" (Mirandi.R.Backa)

Spanjë, Barça-Real me “hap të njëjtë”

Barcelona dhe Reali i Madridit ruajtën të pandryshuar diferencën në renditje midis tyre, pasi secili prej dy gjigantëve spanjollë fitoi në ndeshjet e javës së 14 të Primera Division. 

Në takimin e luajtur më herët, katalanasit vazhduan serinë e pabesueshme të 13 fitoreve në 14 ndeshje (barazimi i vetëm në klasiken me Realin), në dëm të Athletic Bilbaos, të mposhtur me rezultatin 5-1.

Dy herë Messi, Adriano, Pique dhe Fabregas ishin autorët e golave për ekipin e Vilanovës.

Me këtë fitoren, katalanasit regjistruan edhe fillimin më të mirë të kampionatit për çdo skuadër në historinë e Primera Division, duke thyer rekordin që mbante Reali i sezonit 1991-92.

Ndërkohë, në ndeshjen më të rëndësishme të javës, në derbin e Madridit, Reali tregoi se është superior, pavarësisht renditjes që sheh aktualisht si ndjekësin më të afërt të kryesuesve Atleticon. Ishin golat e Ronaldos dhe Ozil, nga një në secilën pjesë, ata që bënë diferencën në këtë takim.

Në takimet e tjera të luajtura të shtunën, spikat humbja 2-5 e Valencias në shtëpi ndaj Sociadad.

Kjo disfatë solli edhe shkarkimin e trajnerit Pellegrini. Tradicionalisht forca e tretë e kampionatit spanjoll në dy dekadat e fundit, Valencia është bërë protagoniste e një starti shumë të keq të kampionatit, ku pozicionohet vetëm në vendin e 12. 


LIKE

Total Pageviews