Psikologët propozojnë që tetë minuta në ditë ta imagjinoni fotografinë e cila ju bën të lumtur (personin e dashur, fëmijët, plazhin ekzotik, argëtimin me shokë).
Brenda një dite përjetojmë rreth 20.000 momente dhe ato zgjasin vetëm disa sekonda, ndërsa që regjistrohen nga truri. Se a do të jetë pozitive apo negative dita jonë, varet edhe nga ajo se si i shënojmë momentet – në mënyrë pozitive, negative apo neutrale. Jeta do të jetë më e bukur dhe më e suksesshme nëse trajnoni trurin që karshi problemeve të sillet në mënyrë pozitive. Kur të ndiheni keq, hapi i parë drejt optimizmit është të falënderoheni për atë që keni. Pos kësaj, psikologët sugjerojnë që për çdo ditë ta imagjinoni një fotografi në të cilën do të përfshihen personat tuaj më të dashur, të cilët do t’jua përmirësojnë disponimin, pas kësaj sipas tyre do ta keni më të lehtë të përballeni me problemet. Mendimet e bukura mund ta “mashtrojnë” trurin duke e shtyrë atë që qëndrimet “nuk e di, nuk mundem, nuk shoh zgjidhje” t’i shndërrojë në “mundem, di, guxoj, dua”.
Comments :
0 comments to “MENDIMET POZITIVE E BËJNË JETEN TË BUKUR”
Post a Comment