Welcome

 

ZVICRA, VENDI MË I MIRË PËR TË JETUAR


Çdokush kërkon që të krijojë familje në një vend ku e ardhmja është e sigurtë dhe Zvicra është vendi më i mirë për ta bërë këtë. Një studim i ri tregon se njerëzit e lindur në këtë vend, janë më të l
umtur se të tjerët, më të shëndetshëm dhe më të pasur. Vendet skandinave si Norvegjia, Suedia e Danimarka po ashtu renditen në pesëshen e parë sa i takon indeksin për cilësinë e jetesës.
EIU (The Economist Intelligence Unit) e lidhur me “The Economist” kërkon të vlerësojë se cili vend siguron mundësitë më të mëdha për një jetë të shëndetshme e të pasur. Pasuria megjithatë është vetëm njëri prej faktorëve, pasi lista është e gjatë dhe në të përfshihen edhe niveli i krimit, besimi te institucionet publike dhe jeta familjare.
Vende të tjera që renditen në 10-en e parë janë Australia e cila renditet e dyta dhe më pas Zelanda e Re e Holanda. Gjysma e vendeve në dhjetëshe janë në Europë. Në mënyrë të habitshme, fuqitë e mëdha të kontinentit të vjetër si Gjermania, Franca e Britania nuk renditen në një pozitë të kënaqshme. Vendi më i keq është Nigeria.

Comments :

0 comments to “ZVICRA, VENDI MË I MIRË PËR TË JETUAR”

Post a Comment

LIKE

Total Pageviews