Welcome

 

Shitet “Aston Martin”-i i Paul McCartney

Është shitur në ankand për 307 mijë stërlina, ose 378 mijë euro, makina “Aston Martin” e vitit 1964, me ish-pronar Paul McCartney. 

Vetura mund të jetë mes të tjerash protagoniste e legjendës së errët sipas të cilës McCartney vdiq në një incident teksa drejtonte atë dhe më pas u zëvendësua fshehurazi nga një sozi.

Por, duke u kthyer në ditët e sotme, vetura ka arritur një çmim pak më të lartë se minimumi, e vlerësuar diku mes 300 mijë dhe 380 mijë stërlina. 
McCartney e kishte porositur atë para se të nisej për turin e ’64-ës dhe e kishte përdorur për 6 vjet duke përshkuar pothuajse 65 mijë kilometra. 

Comments :

0 comments to “Shitet “Aston Martin”-i i Paul McCartney ”

Post a Comment

LIKE

Total Pageviews