Welcome

 

Ndodhi dhe kjo! U fali 3 supermarkete punëtorëve të tij!

U bëri dhuratën më të bukur të krishtlindjeve!
Amerikani 70-vjeçar Joe Loueken nga Minesota në vend që të pranojë një nga disa ofertat e shumta që i kishin dhënë atij një sërë super
marketesh të mëdha në SHBA për të blerë dyqanet e tij, ai zgjodhi ofertën më tumirë dhe më bujaren, duka u dhuruar tre supermarketet e tij 400 punonjësve si pjesë e një procesi pronësia të aksioneve nga ana e punonjësve.

Mësohet se transferimi i pronësisë do të realizohet më 1 janar dhe nuk do t’u kushtoj punëtorëve as edhe një sent!
Numri i aksioneve që do të marrë në pronësinë e tij çdo punonjës, citon alb-observer.com, do të bazohet në vjetërsinë e tij në punë dhe nga rroga që merë, ndërsa programi do të shlyej familjen e Joe Loueken për shitjen brenda 5-së vjetëve.
“Punëtorët e mi janë ata të cilët ishin përgjegjës për çdo sukses që kam patur dhe kështu vlen të shpërblehen me disa nga këto shërbime!”, deklaroi Loueken për gazetën “Star Tribune”.
“Nuk është e drejtë të marrësh gjithmonë. Duhet edhe të japësh mbrapsht”, shtoi ai.



Comments :

0 comments to “Ndodhi dhe kjo! U fali 3 supermarkete punëtorëve të tij!”

Post a Comment

LIKE

Total Pageviews