Welcome

 

ÇOKOLLATËN E KEMI KEQKUPTUAR…


Është substanca më e përkryer në këtë planet!
A ka ndonjë ushqim tjetër më të ndjeshëm dhe më romantik sesa çokollata? Por mund të jetë çokollata eksituese dhe të shërbejë kundër depresionit?
Nëse hamë çokollatë, do të mundemi të jetojmë më shumë dhe me më pak stres?
Shkencëtarët kanë zbuluar se përdorimi i çokollatës, sidomos asaj të errët, në sasi normale, mund t’ju bëjë të ndjeheni shpirtërisht më mirë.
Gjithashtu, çokollata ndihmon edhe në përmirësimin e funksionit të endofinës në trupin tuaj.
Edhe pse mund të dëgjohet e çuditshme, çokollata të mbron nga sëmundjet e zemrës. Oksidimi i kolesterolit LDL është një faktor i rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve koronare të zemrës.
Ja ku janë shtatë arsye përse duhet të përdorim çokollatën, sidomos atë të errët, që bën mirë në organizmin tonë:
1. Lufton ankthin
Kjo ndodh pasi çokollata përmban acid valerik që njihet për efektet e tij qetësuese. Gjithashtu, sheqeri i çokollatës mund të ulë tensionin.
2. Redukton ndjenjën e urisë
Kjo, pasi përmban substanca kanabis, të njohura për ndikimin e tyre në zonën e trurit që kontrollon urinë. Kjo nuk është mënyra më e mirë nëse jeni në dietë, por nëse doni të merrni kile pas një sëmundjeje, çokollata mund t’ju shërbejë që të kontrolloni oreksin tuaj.
3. Eksiton organizmin
Çokollata përmban teobrimine, që stimulon organizimin, por na shton dhe dozën e nervozizmit, për shkak të kafeinës.
4. Krijon ndjenjën e mirëqenies
Aroma e çokollatës ngadalëson valët e trurit, duke na bërë të ndjehemi më të qetë. Kur hamë çokollatë, çlirohet endorfina në tru.
5. Nuk krijon probleme gjatë shtatzënisë
Çokollata është krejt e parrezikshme gjatë periudhës së shtatzënisë, por nuk duhet ta teprojmë me sasinë.
6. Rrit vitet e jetës sonë
Çokollata përmban antioksidantë të quajtur polyphenols, të cilët parandalojnë oksidimin e klesterolit të dëmshëm. Këta antioksidantë janë të njohur edhe për të mbrojtur organizmin kundër kancerit.
7. Ndihmon në tretjen e qumështit
Duke zvogëluar intolerancën lactoze, stimulon aktivitetin e enzimës lactoze në zorrë, me qëllim që të honepset qumështit.
Si përfundim, një çokollatë e errët në ditë (me përmasa të vogla) sigurisht që na bën mirë dhe aspak keq.

Comments :

0 comments to “ÇOKOLLATËN E KEMI KEQKUPTUAR…”

Post a Comment

LIKE

Total Pageviews