Welcome

 

Braktis muzikën për fenë myslimane


Ajo ishte një nga reperet e pakta në trevat shqiptare. Por, tashmë ka vendosur që të largohet nga muzika, për t’iu përkushtuar fesë myslimane. Bëhet fjalë për reperen nga Maqedonia, Lil Vlora, e bërë e njohur për stilin e saj ndryshe, teksa shumë prej këngëve të saj drejtoheshin dhe ironizonin pikërisht kolegët e vet.
Prej katër muajsh ajo ka vendosur që të shkëputet një herë e mirë nga muzika, për shkak të besimit të saj. Madje, ajo ka vendosur edhe që të mbulohet, duke u bërë kështu një myslimane e devotshme.
Nga repere në një myslimane të devotshme, ky është një kapërcim i madh për të, por shumë fansa të saj e kanë mirëpritur vendimin e Lil Vlorës.

Comments :

0 comments to “Braktis muzikën për fenë myslimane”

Post a Comment

LIKE

Total Pageviews