Welcome

 

BLEONA VS JENNIFER LOPEZ, KUJT I RRI ME BUKUR FUSTANI?

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, e cila po hedh hapa të sigurt për ndërtimin e një karriere ndërkombëtare ishte e pranishme edhe në edicionin e sivjetshëm të “American Music Awards 2012”.

Fotot që po publikohen sot në “Bluetooth” qarkullojnë prej një jave në portalet më të lexuara të lajmeve në Amerikë dhe komentet për shqiptaren tonë kanë qenë të gjitha fantastike. Nga ky parakalim i këngëtares në tapetin e kuq qarkullojnë edhe dy video në Youtube. Në njërën prej tyre Qereti shfaqet duke pozuar për paparacët dhe ajo çfarë na bëri përshtypje ishte fakti që të gjithë fotografët Bleonës i drejtoheshin duke i thërritur “Albania”. Ndërkohë videoja tjetër është një intervistë televizive që këngëtarja ka dhënë, në të cilën ka paralajmëruar edhe albumin e saj të parë në anglisht. Bukuroshja ka marrë komplimente nga gazetarët që e kanë intervistuar, të cilët i kanë thënë se meriton çmimin e veshjes më të mirë të evenimentit. E pyetur se cila ishte këngëtarja e saj e preferuar për këtë vit, Bleona ka cilësuar si fillim Rihanën, ndërsa për fund duke thënë me krenari se është shqiptare, ka përmendur edhe Rita Orën, të cilën e cilësoi si një nga këngëtaret më premtuese në industrinë e muzikës.
Ndonëse në portalet e huaja ky fakt nuk është komentuar, “Bluetooth” ka zbuluar se Bleona ka parakaluar në tapetin e kuq me një fustan të njëjtë me atë që këngëtarja Jennifer Lopez ka parakaluar në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2011” (para 1 viti). Gjithsesi, ajo që mund të thuhet në këtë rast është se në trupin e Bleonës ky fustan duket mrekullisht bukur dhe se ajo e ka marrë atë në atelienë e stilistit Emilio Pucci. Sikundër edhe e paralajmëroi në koncertin e Tiranës, i cili ishte destinacioni i fundit shqiptar i turit që mbajti ditët e fundit të verës për promovimin e singëllit të saj “Pass Out”, Bleona do të jetë e pranishme në Shqipëri me rastin e 100-vjetorit, duke performuar në të njëjtën skenë me këngëtaren e famshme shqiptare në botë, Rita Orën.


Comments :

0 comments to “BLEONA VS JENNIFER LOPEZ, KUJT I RRI ME BUKUR FUSTANI?”

Post a Comment

LIKE

Total Pageviews