Welcome

 

A E DINI SE… QIELLI NUK KA NGJYRË BLU?!


Shumica prej nesh jemi të sigurt se qielli kur nuk ka re, ka ngjyrë të kaltër. Kot nuk themi edhe bojëqielli. Por ja që nuk është saktësisht kështu.
Shkencëtarët na thonë se qielli duket sikur është ngjyrë blu nën dritën e diellit, pasi atmosfera tokësore ofron më shumë dritë me madhësi më të vogla valësh.
Madhësitë e ndryshme të valëve të dritës së diellit (pra, ngjyrat e ndryshme që i përbëjnë ato) shpërndahen në shumë drejtime dhe ngjiten në grimcat e ndryshme me të cilat ndeshen në atmosferë.
Ngjyra blu ka gjatësinë më të vogël të valës në gjithë ngjyrat që kap syri i njeriut, ndaj dhe përhapet më shumë në atmosferë, në krahasim me ngjyrat e tjera që shikon njeriu. Pra, thënë ndryshe, kjo është arsyeja që syri i njeriut e shikon qiellin në ngjyrë blu.
Kështu, grimcat që qarkullojnë në ajrin atmosferik, shërbejnë si pasqyrë ku reflektojnë ngjyrat e ndryshme të dritës së diellit dhe prej tyre bie më shumë në sy ngjyra blu.
Nëse do të gjendeshim për pak në Hënë apo në një vend tjetër në hapësirë, do të vërenim që dielli ynë do të kishte ngjyrë të bardhë, kurse qielli (hapësira) do të dukej e errët. Kjo, pasi në kozmos nuk ekziston atmosfera tokësore, ndaj dhe drita nuk depërton. Jo vetëm kaq, por nga Hëna planeti ynë Tokë duket ngjyrë blu.

Comments :

0 comments to “A E DINI SE… QIELLI NUK KA NGJYRË BLU?!”

Post a Comment

LIKE

Total Pageviews